“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, kjo është deklarata e shqiptarit në Manhattan i cili i ktheu një çek prej gjysmë milioni dollarësh një guaje.
Shqiptari i qujatur, Armando Markaj, është bërë ‘viral’ në mediat amerikane për shkak të një gjesti human të bërë nga vetë ai. E gjithë ngjarja ndodhi në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shqiptari punonte si kamarier në një piceri të famshme në zonë. Një grua që kishte frekuentuar këtë piceri dhe që shqiptari i kishte shërbyer, harroi një çek me një velrë gjysmë milioni dollarë në tavolinë.
Por në momentin që ajo u largua çeku u gjet nga Armando teksa po pastronte tavolinën. Ai sapo pa çekun vrapoi menjëherë për të gjetur gruan që e harroi, por ajo ishte larguar. Por ai nuk u ndal me kaq pas gjeti një mënyrë për të kontaktuar me zonjën që kishte haruar çekun dh ia kishte dorëzuar pikërisht asaj.
Gruaja pas gjestit të bërë nga shqipatri nuk kurseu fjalët e mira për të. Kjo ngjarje tërheqi vëmendjen e shumë mediave në Amerikë të cilët e pasyqruan të gjthë skenën e ndodhur. “Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, tha mes tjerash Armando Markaj.