Albinfo TV sjell intervistat e para me mjekët e kryesisë së Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër. Në intervistë flasin nënkryetari, PD DR. Florim Cuculi, sekretarja Dr. Emine Gashaj dhe Arkatari, Dr. Gazmen Haliti
Nënkryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, kardiologu Florim Cuculi, ka marrë po aqë vota në kuvendin e parë zgjedhor të LMSHZ-së, sa kryetari, kardiokirurgu, Omer Xhemajli.
Mënjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LMSHZ-së, Albinfo.ch ka intërvistuar të Dr. Florim Cuculin, i cili ka kërkuar të jemi modest me pritjet, mos të kemi qëllime të mëdha. Ai ka folur për tri detyrat e para që Lidhja duhet të fokusohet për të pasur sukses. Për më tepër ndjekni intërvistën me kardiologun shqiptar në spitalin e Lucernit, Florim Cuculi.
https://youtu.be/3aH6oGC7stk
Mjekja pediatër në spitalin e fëmijëve në St. Gallen, Dr. Emine Gashaj, ka merita të mëdha në organizimin e mbajtjes së Kuvendit të parë zgjedhor të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër. Ajo ka dalë nga Kuvendi mjekja më e votuar dhe në kryesinë e parë të LSHMZ-së ka detyrën e sekretarës.
Emine Gashaj: Ky është hapi i parë dhe na pret ende shumë punë. Pres sa më shumë femra të inkuadrohen në Lëvizje të këtilla.
Dr. Gazmen Haliti ka detyrën e arkatarit në kryesinë e LMSHZ-së. Ai drejton ordinancën e tij stomatologjike në St. Gallen dhe në kryesinë e LMSHZ-së është zgjedhur si përfaqësuses i stomatologëve të Zvicrës.
Stomatologu Gazmen Haliti:Ka ardhur koha që gjithë këta mjekë më përgatitje akademike ti bashkojnë forcat në të mirë të imazhit të shqiptarëve.