Ballina Bota Aktivistët e dy kontinenteve në aksion për të prishur turneun e shpëtimit...

Aktivistët e dy kontinenteve në aksion për të prishur turneun e shpëtimit të fytyrës së Princit saudit (VIDEO+FOTO)

Aktivistët në dy kontinente po përpiqen të prishin turneun e parë global të Princit të Kurorës saudite, Mohammed bin Salman, që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në një konsullatë saudite muajin e kaluar.

Turneu – i cili përfshin vizita në vendet aleate arabe dhe Samitin i G20 në Argjentinë – shihet gjerësisht si një përpjekje e Princit të Kurorës për të rehabilituar imazhin e tij pas një përplasjeje globale mbi vrasjen e gazetarit saudit në Stamboll në 2 tetor.
Në Tunizi, ku Princi i Kurorës ndaloi të martën, kundërshtarët e udhëheqësit de facto saudit u mobilizuan që nga javën e kaluar.
Ndërkohë, në Argjentinë, prokurori i shtetit ka hapur rrugën për një hetim zyrtar për akuzat e mundshme penale kundër bin Salman, transmeton Tetova News

Të hënën, Human Rights Watch paraqiti një ankesë në Argjentinë kundër Princit të Kurorës, duke u thirrur në një klauzolë kushtetuese për krimet e luftës si bazë për të hetuar bin Salman për krime të mundshme kundër njerëzimit në Jemen dhe vrasjen e Khashoggit.

Zyrtarët sauditë pranojnë se një vrasje e paramenduar ndodhi në përfaqësinë e tyre diplomatike në Stamboll, ndonëse mohojnë se Princi i Kurorës ishte i përfshirë.

Bin Salman, i njohur si MBS, pritet të marrë pjesë në Samitin e G20 më 30 nëntor. Ministria e jashtme e Argjentinës konfirmoi të mërkurën se Princi i Kurorës nuk do të arrestohet pas mbërritjes në vend, sepse ai ka imunitet diplomatik.

Stacioni i parë i udhëtimit të Princit të Kurorës, që filloi javën e kaluar, ishte kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Ai pastaj vizitoi Bahreinin dhe Egjiptin, para se të mbërrinte në kryeqytetin tunizian të martën pasdite.

Në Tunizi, vendlindja e revoltës prodemokrate të Pranverës Arabe të vitit 2011, qindra demonstrues tundnin banderola dhe pamflete që shprehnin mosmiratim të vizitës së Princit. “Asnjë përshëndetje dhe asnjë mirëseardhje ndaj vrasësit të fëmijëve të Jemenit,” shkruhej në një banderolë të protestuesve.
Qindra demonstrues hynë në rrugën Habib Bourguiba – më parë epiqendra e kryengritjes që shkatërroi diktaturën e vjetër të Tunizisë në vitin 2011 – gjatë protestave dyditore pati edhe shfaqje teatrale satirike të cilat portretizuan bin Salmanin si një klloun vrasës.

“Demonstratat në Tunizi shprehën atë që shumë nga qytetarët e Egjiptit dhe Algjerisë nuk mundën”, tha avokati egjiptian dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Tarek Hussein, i cili mori pjesë në protesta. “Prania e njerëzve në rrugë duke refuzuar vizitën e bin Salman është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë se diktaturat nuk janë të mirëseardhura kudo”.

Tunizianët demonstrojnë me pankarta ku shruan”Ju nuk jeni të mirëpritur” dhe duke treguar Princin e Kurorës saudite, Mohammed bin Salman, të martën 27 nëntor 2018 në Tunis

Por Noureddine ben Ticha, një këshilltar politik i presidentit tunizian Beji Caid Essebsi, i tha CNN-së se princi ishte ende i mirëpritur në Tunizi, duke theksuar lidhjet historike midis dy vendeve.

Në G20, bin Salman do të vijë ballë për ballë me liderët perëndimorë, të cilët kanë qenë kritikë gjithnjë e më shumë ndaj udhëheqësit saudit që nga vrasja e Khashoggit. CIA erdhi në përfundim javën e kaluar se Princi i Kurorës personalisht urdhëroi vrasjen, sipas një zyrtari të lartë amerikan dhe një burimi të njohur me këtë çështje.

https://youtu.be/A8-hfVcDmBI

Thirrjet midis vendeve perëndimore për një armëpushim në Jemen – ku një koalicion i udhëhequr nga Arabia Sauditei dhe Emiratet e bashkuara Arabe janë duke kryer një luftë mbi 3-vjeçare kundër rebelëve të mbështetur nga iranianët – janë rritur. Gjermania pezulloi marrëveshjet fitimprurëse të armëve me mbretërinë javën e kaluar. Danimarka dhe Finlanda kanë ndjekur shembullin e saj.

Jemeni është quajtur si fatkeqësia më e madhe humanitare në botë nga Kombet e Bashkuara. Sipas një deklarate të përbashkët këtë javë nga grupet e ndihmës ndërkombëtare, 14 milionë njerëz janë të rrezikuar nga uria në Jemen. Vendi është streha e urisë më të keqe në botë në 100 vjet, sipas OKB.
Princi i Kurorës dhe Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman al-Saud është i mirëpritur nga Princi i Kurorës i Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan me një ceremoni zyrtare në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe më 22 nëntor 2018.

Aksioni ligjor i Human Rights Watch kundër bin Salman është goditja e fundit për fushatën vjetore të princit për të rritur imazhin e mbretërisë në një përpjekje për të tërhequr investimet perëndimore.

“Imuniteti nuk funksionoi për arkitektët e luftës së pistë të Argjentinës, shumë prej të cilëve u ndoqën penalisht dhe u dënuan me burgime të gjata”, shkruante drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, duke iu referuar ish-zyrtarëve të dënuar për të ashtuquajturën luftë të pistë në gjyqet e vitin 2017.
Kushtetuta e Argjentinës njeh juridiksionin universal për krimet e luftës dhe torturën, duke i lejuar gjykatat të hetojnë dhe ndjekin penalisht krime të tilla, pavarësisht se ku janë kryer.

Por administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka mbrojtur deri tani Princin e Kurorës nga çdo ndikim i prekshëm . Javën e kaluar, Trump sinjalizoi se ai nuk do të ndërmarrë veprime të forta kundër Arabisë Saudite ose bin Salmanit për vrasjen e Khashoggit./TetovaNews