Policia serbe ka arrestuar në pikën kufitare të Merdarës zëvendësministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Boban Stankovic.
Lajmi për arrestimin konfirmohet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.
Sipas Haradinajt, Boban Stankovic është arrestuar pa arsye dhe sipas tij shteti serb po vazhdon provokimin dhe qasjen jokonstruktive ndaj qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj:
Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës
Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviq. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.
Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë. (TemA