Ballina Aktualitet Rajoni Marrëveshja Kosovë-Serbi, ja si e parashikojnë amerikanët

Marrëveshja Kosovë-Serbi, ja si e parashikojnë amerikanët

Prestigjiozja amerikane “The Washington Post”, përmes një artikulli të publikuar me titullin “Trump fton për marrëveshje paqësore në “Rose Garden”, derisa pa zë punon për paqe mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kjo gazetë ka shkruar për përpjekjet e presidentit Trump dhe të administratës amerikane, për t’i ulur tensionet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje paqësore përfundimtare, që do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet dy vendeve.

Kjo prestigjioze amerikane ka raportuar edhe për një takim që presidenti Thaçi ka pasur në muajin e kaluar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili njihet si njeri i afërt i presidentit Trump.

“Presidenti Thaçi dhe unë biseduam për rëndësinë që të merren vendime afatgjata në vend të reagimeve afatshkurta. Jam i kënaqur që ai u pajtua dhe u zotua se do të punojë t’u jepet fund taksave që janë vënë tash vonë në produktet e Serbisë”, ka thënë ambasadori Grenell për “The Washington Post”.

Ndërsa, siç raporton ky medium amerikan, presidenti Thaçi është zotuar se do të angazhohet për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe, nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë.

/RTK/