Nëpër disa qytete të Vojvodinës sot janë vendosur përplot pllakate me mbishkrimet në gjuhën angleze: “Putin, shko në shtëpi”, transmeton Koha.net.
Mbishkrimet janë nënshkruar nga organizata Mlada Vojvodina (Vojovdina e Re) , njofton telegraf rs.
Pllakatet u vendosën në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Petrovc, Vërbas, Beçej, Beçejin e Ri, Kovaçicë.
Organizata Mlada Vojvodina në fund të nëntorit në Novi Sad kishte vendosur pllakatet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”.
Kjo kishte ndodhur një ditë pasi që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq aty zbuloi shtatoren e mbretit Petar të Parë Karagjorgjeviq me rastin e 100 vjetorit të aneksimit të Vojvodinës nga Serbia.
Më parë , në disa vende të Vojvodinës kishin gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Pas 100 vjetësh Hong Kongu ka thënë lamtumirë”.