Demokrati Astrit Patozi i ftuar në “Provokacija” është shprehur se pakënaqësia e shqiptarëve ndaj politikës të kthehet në një lëvizje politike, e cila t’i japë vendit alternativë të re. Duke folur për protestën e studentëve ai tha se ishte një sinjal i keq për opozitën dhe një grusht për qeverinë.
“Ky është sinjali i keq e para për opozitën. Për qeverinë ku Edi Rama thotë se ishte shuplakë, unë do të thoja grusht hundëve ishte sepse rrëzoi treçerekun e qeverisë në njëfarë mënyre. Studentët janë sipas meje prerja më e mirë e stadit e situatës në të cilën ndodhet qeveria shqiptare. Revolta ekziston dhe ajo është edhe me qeverinë edhe me opozitën. Kjo është një revoltë e dobishme sesa të ishte kundër njërës.
Kjo është një revoltë e cila shpresoj të ketë frute. Kjo lloj pakënaqësie duhet të përkthete në një lëzizje politikie e cila duhet t’i japë vendit një alternativë tjetër. Ne sot jemi kthyer në një vend ku nuk ke mundësi të zgjedhësh. Në Shqipëri sot duhet të jesh ose me Ramën ose me Bashën. Nuk lejohet të jesh i distancuar nga të dy. Ka shqiptarë që nuk e pranojnë këtë lloj mungese lirie për të zgjedhur. Këta shqiptarë nuk mund të rrinë. Shqipëria nuk mund të rrijë peng”./abcnews.al