Ballina Shëndeti Maqedonia në alarm nga fruthi, shtohen raste të reja çdo ditë

Maqedonia në alarm nga fruthi, shtohen raste të reja çdo ditë

Edhe katër raste të reja të të prekurish nga fruthi janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup. Së bashku me këto raste numri i të prekurve ka arritur në 73.

Pas një shtyrje të gjatë ka nisur të mërkurën procesi mësimor pas pushimeve të fundvitit, ndërkohë që pavarësisht paralajmërimeve, nuk do të ketë vaksinim nëpër shkolla pasi është rritur interesimi i prindërve nëpër pikat e vaksinimit.

Që nga shpallja e epidemisë e deri më sot rreth 4000 fëmijë kanë bërë vaksinën kundër fruthit e quajtur MRP. Fundi i epidemisë në Maqedoni do të shpallet katër javë pasi të mos regjistrohet asnjë rast i ri./KlanPlus/

@tn.lajmelokale
@tetovanews