Moderatorja Rudina Magjistarti ka kritikuar portalin e gazetarëve të njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.
Shkak për këtë është bërë një shënim ku analizohej mungesa e profesionalizmit për të ftuarit në emisione televizive.
Për këtë, merrej shembull hapësira televizive që i ishte detikuar një të riu nga Berati i cili promovimi një gënjeshtër të madhe duke i shpëtuar të gjitha filtrave televizive.
Magjistari e cilëson shënimin si një paçavure dhe aspak profesionale.
Shkrimi i plotë i botuar në lapsi.al:
Mitoman, i etur për famë, artist fallco i çmendur pas rrejteve sociale, Edlir Reka mund të jetë çfarë të dojë. Por talenti i tij i sigurtë është ai i një mashtruesi virtuoz. Dhe e arriti këtë duke futur në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor me famë botërore, që kishte ekspozuar nga Moska në Berlin dhe verprat e të cilit ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare, si ai i artit modern në Moskë.
Dhe cila është e bukura?
Gënjeshtrat skandaloze me kopjime të veprave të autorëve të huaj që gjendeshin në Instagramin e tij, i’u servirën publikut nga Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari si suksese të një artisti të shquar me famë botërore.
Pa asnjë verifikim, pa asnjë filtër, pas asnjë çertifikim specialisti, mashtruesi i ri kaloi për gjeni ne emisionet e pasdites, ashtu siç ndodh gjithnjë, kur gazetarinë marrin përsipër ta bëjnë velinat.
Por, pasi kishte dalë në Top Channel, Edlir Reka u bë vip dhe e provoi fatin edhe tek Rudina Magjistari. Aty mesazhet shpërthyen dhe u kuptua se “vepra e tij” e ekspozuar në Moskë ishte një mashtrim me fotoshop origjinali i të cilit i përkiste një piktori kanadez (poshte origjinali).
Rudina Magjistari pasi plasi skandali reagoi ashpër në rrjetet sociale: “Po ta dija që ishe një mashtrues nuk do të shkelje në emisionin tim” shkruajti ajo.
Por, këtë të hënë Edlir Reka shkeli sërish tek “Rudina”.
Magjistari, që me sa duket nuk ka absorbuar aq shije në pikturë sa ç’imagjinon publiku, e ftoi për t’u “hakmarrë” dhe Edlir Reka që me sa duket e ka më të rënësishme dritën e projektorëve sesa turpërimin publik, shkoi për të bërë show-n e tij të fundit.
Ai u vu përpara një kronike që zbërthente të gjitha mashtrimet e tij si artist i madh në Instagram dhe në dy televizionet kombëtare, pastaj këkoi të falje dhe u detyrua të dëgjojë në fund moralin e Rudinës se “gënjeshta i ka këmbet e shkurtëra”.
Në fakt, ato që duhet të kërkonin falje imagjinohej të ishin Bieta dhe Rudina. Sepse 20 vjeçari Edlir Reka, si një gjeni i kurthit, kishte arritur t’i bënte gazin e botës. Ai nuk kishte nevojë për moral, por për famë.
Ndërsa llogarinë morale para publikut duhet ta japinn ato prezantuese që zbulojnë “talente të rralla”, vetëm për të mbushur orët e programit të tyre.(TemA)