Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.
Raportohet se një i ri shqiptar ka humbur jetën.
Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në zonën e Ponzanos, ndërsa drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe për pasojë shqiptar humbi jetën.
Dy miqtë e tij mbetën të plagosur.
Aksidenti fatal ndodhi në orën 5 të mëngjesit të kësaj të diele në Merlengo di Ponzano.
Klisman Gjini, banor i Zero Branco, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën. Ai ishte njëzet vjeç.
Të dy djemtë që ishin në makinë me të janë aktualisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën./Express
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg