Ballina Top Lajm Si arritën dy 23 vjeçarë të përjashtuar nga shkolla, të bëjnë 860...

Si arritën dy 23 vjeçarë të përjashtuar nga shkolla, të bëjnë 860 milionë dollarë pasuri?

Ata nuk kanë përfunduar as edhe të vetëm kolegji, por Henrique Dubugras, 23 vjeç dhe Pedro Franceschi, 22 vjeç, tashmë kanë grumbulluar aq pasuri sa të krahasohen me veteranët e Silicon Valley. Ata janë themeluesit dhe drejtuesit më të lartë të Brex Inc. një startup i fintech (teknologji financiare) e vlerësuar kohët e fundit në 2.6 miliard dollarë. Dubugras ishte vetëm 14 vjeç kur ndërtoi kompaninë e tij të parë, duke krijuar një video-lojë për rrjet të cilën e mbylli pasi mori njoftime për shkelje të patentës. Menjëherë pas kësaj, ai u bashkua me Franceschi për një tjetër sipërmarrje, proces pagesa Pagar.me, e cila arriti të përfshinte rreth 150 punonjës para se të shitej në 2016. Çifti pastaj u regjistrua në Universitetin e Stanfordit, por nuk arritën të përfundonin as vitin e parë pasi u përjashtuan dhe fill pas kësaj realizuan krijimin e Brex.

Brex, i cili lançoi produktin e tij të parë vitin e kaluar, është bërë i preferuari i aplikacioneve të fintech, duke i katapultuar themeluesit e tij në radhët e sipërmarrësve më të pasur, sipas mediave të shkruara amerikane. Sot aksionet e tyre në kompani kanë një vlerë prej rreth 430 milion dollarë secili, sipas një analize nga EquityZen, një treg për aksionet e firmave të teknologjisë që ende nuk kanë hyrë në publik.

Ngjitja e dy të rinjve është shumë e shpejtë edhe sipas standardeve të Silicon Valley, ku pas përjashtimit nga Stanford të arrish të krijosh një startup është pothuajse një klishe. Brex, e themeluar dy vjet më parë, është bërë një nga kompanitë amerikane më të shpejta që arrin të kapë një vlerësim multi miliardë dollarësh, duke u bashkuar me radhët e bizneseve të reja si Uber Technologies Inc. dhe unicorns skuter Lime and Bird Rides Inc.

Firma gjithashtu ka prezantuar kohët e fundit karta krediti për kompanitë e e-commerce dhe life-sciences. Përveç kartelave për startupet, Brex ka thënë se ka në plan të kujdeset për firmat më të mëdha, duke ofruar karta me shpërblime të përshtatura, si dhe menaxhimin e shpenzimeve.

Burimi: Bloomberg