Presidenti i ShBA-së Donald Trump po e vazhdon presionin mbi gjigantin botëror të teknologjisë “Google” edhe pasi sekretari i tij i Thesarit përjashtoi të ketë ndonjë shqetësim të sigurisë kombëtare lidhur me punën e kompanisë në Kinë.
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se ai dhe Trump kishin pasur bisedime të drejtpërdrejta me shefin ekzekutiv të Google-it ku u siguruan se puna e kompanisë së teknologjisë me Kinën ishte “shumë-shumë e kufizuar”.
Trump, në një postim në Twitter, nuk dha ndonjë të dhënë mbi problemet me biznesin e Google në Kinë, por tha se nëse kishte ndonjë gjë për t’u shqetësuar, administrata e tij do ta zbulonte gjente lidhje me të.
“Mund ose nuk mund të ketë shqetësime të Sigurisë Kombëtare në lidhje me Google-in dhe marrëdhëniet e tij me Kinën. Nëse ka ndonjë problem, ne do ta zbulojmë. Unë sinqerisht shpresoj se nuk ka !!!”, shkruan Trump në Twitter.
Google, ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.
Reuters