Ballina Kronika 8 persona vihen pas hekurave në autostradën Tetovë-Gostivar

8 persona vihen pas hekurave në autostradën Tetovë-Gostivar

Tetë persona të arr*estuar për dro*gë në autostradën Tetovë-Gostivar, në mesin e tyre edhe një polic

Gjithsej tetë persona u arr*estuan për dro*gë në tri bas*tisje policore të kryera pardje dhe dje në pikën e pagesës rrugore Tetovë-Gostivar.

Gjashtë persona nga Shkupi, në dy kontrolle të veçanta, u arre*stuan dje për dy orë, mes orës 20 dhe 22, pasi tek ata u gjetën lëndë nar*kotike, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Tetova News.

– Dje, në ora 20 e 15 minuta, oficerët e policisë nga Gostivari arr*estuan dy banorë të Shkupit. Tek personat me inicialet K.N. (27 vjeç) dhe B.D. (23 vjeç) u gjet mari*juanë dhe kok*ainë. Dy orë më vonë, reth orës 22, në të njëjtën pikë të pagesës rrugore u arr*estuan personat me inicialet I.M. (29), I.A. (33), G.M. (32) dhe L.N. (32), të gjithë nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek ata u gjet mar*ijuanë, njofton MPB.

Një ditë më parë, në mbrëmjen e një gushtit, policia e Gostivarit arr*estoi edhe kolegun e saj nga fshati Gradec. Ai u pri*vua nga liria për të njëjtat arsye, duke pasur parasysh se tek ai dhe te një person tjetër u gjet kok*ainë.

– Rreth orës 19, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, gjatë kontrollit te personat B.P. (38) nga fshati Gradec i Gostivarit dhe te Gj.F. (47) nga Gostivari policia gjeti kok*ainë, informojnë nga MPB.

Të gjithë të arr*estuarit u mbajtën në stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme./TetovaNews