Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.8 ka shkaktuar vde*kjen e të paktën 5 personave dhe pla*gosjen e 120 të tjerëve.
Tërmeti ra në orën 02:17 të mëngjesit dhe epiqendrën e kishte në 57 kilometra nga nga qyteti i Hashtrud në Provincën e Azerbajxhanit Lindor, në Iran raporton televizioni shtetëror.
Sipas raporteve të dala deri tani thuhet se tre fshatra të vegjël në zonë janë shkatërruar. Ekipet e urgjencave dhe të Gjysmëhënës janë në terren.
Kujtojmë që Irani ndodhet një vijë të madhe midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziatike dhe ka përjetuar shumë tërmete në të kaluarën.
https://youtu.be/oDIjudpq84g