Ballina Aktualitet Alvin mbërrin në Itali, vogëlushi takohet me babain dhe motrat (Video)

Alvin mbërrin në Itali, vogëlushi takohet me babain dhe motrat (Video)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Është e vështirë të mos ndjesh asgjë teksa shikon një vogëlush që pas shumë vitesh vu*ajtje e tme*rresh të kaluara në kurriz të tij ka pak paqe e ndjen përqafimet e njerëzve të tij të dashur.

Alvin më në fund është larguar nga Siria dhe ka mbërritur në Romë ku e kanë pritur babai i tij Afrim Berisha dhe dy motrat 16 dhe 17 vjeçe.

Në videon e publikuar nga Kryqi i Kuq italian, Alvin shihet në aeroport i ulur pranë motrave, ndërsa babai i puth duart. Motrat shihen të përlotura ndërsa nuk u mjaftojnë duart për ta përkëdhelur vëllain e tyre që nuk e shihnin prej 5 vitesh dhe deri dy ditë më parë nuk e dinin a do ta shihnin më.

Alvin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur, teksa sapo ka zbritur nga avioni. I veshur me xhinse, xhuboks blu dhe kapelën e kuqe, në aeroportin roman ka gjetur duke e pritur babain dhe dy motrat. Policia kufitare ka vijuar me procedurat zyrtare dhe për procedurat e dhënies së 11-vjeçarit tek babai i tij.

Operacioni u zhvillua dy ditë më parë dhe Alvin u largua nga kampi Al Hol nëpërmjet një korridori humanitar për të qëndruar një natë në hotel në Damask. Ditën e djeshme ai udhëtoi nga Siria në Bejrut, Libi dhe mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7 ai mbërriti në aeroportin e Fiumicinos. Të gjithë sytë ishin tek Alvin që preku zemrat e gjithë shqiptarëve dhe italianëve.

https://youtu.be/EDXWFTEcl04