Vazhdon solidarizimi për popullin shqiptar. Tërmeti i tmerrshëm, vdekjet e shumë personave dhe shkatërrimet e mëdha që ka sjellë ngjarja e frikshme i kanë prekur të gjithë.
Reagimi i radhës vjen nga Greqia. Tifozët e AEK-ut të Athinës kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku shkruhet: “Lutemi për Shqipërinë. Solidarizohemi me popullin shqiptar”, teksa nuk mungon shkrimi në gjuhën shqipe.
Tifozët e ekipit kryeqytetas lajmëruan më parë mbledhjen e ndihmave për të prekurit dhe personat që po vuajnë, teksa sot postuan pankartën në shkallët e stadiumit në ndeshjen jashtë fushe kundër OFI-t të Kretës. /abcnews.al