“Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së”. Kështu u shpreh sot Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili beson se Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit në BE, ndërsa shtoi se Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.
“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi.”- tha Rutte për revistën malaeze “Pobjeda”
Ai shtoi se disa vende nuk e dëshirojnë shkëputjen e procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Brukselin.