Ballina Teknologji Marrëveshja: Google, Facebook, Twitter i shpallin luftë Infodemisë

Marrëveshja: Google, Facebook, Twitter i shpallin luftë Infodemisë

Marrëveshja parashikon që Twitter do të vendosë një mesazh, i cili të përcjell në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, kur kërkimi ka të bëjë me tema mbi koronavirusin. Nisma është përdorur tashmë edhe në vende të tjera të botës

Javët e fundit, për shkak të efektit koronavirus, është krijuar një term i ri, infodemia. Një fjalë që tregon epideminë e lajmeve të rreme dhe dezinformimin, për sëmundjen që po shqetëson botën. OBSH ka thënë që ende nuk jemi në një gjendje të pandemisë, edhe pse alarmi mbetet i lartë dhe shumë vende, përfshirë Italinë, kanë bllokuar fluturimet drejt Kinës dhe nga Kina. Për të ndalur përhapjen e lajmeve të rremë dhe të njëanshëm me origjinë të dyshimtë, Ministria e Shëndetësisë dhe Twitter kanë hyrë në një marrëveshje, që pason atë të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Google disa orë më herët.

Infodemia

Walter Ricciardi, Profesor i Higjienës në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë, foli pak ditë më parë për tre epidemi: “koronavirusi, lajmet e rreme dhe ksenofobia që është shkaktuar pas këtyre lajmeve të rreme. Kjo është epemia e parë e epokës së mediave sociale, kështu që pritej të ndodhte një infodemi”. Thjesht hidhini një sy shifrave. Në vetëm një muaj, mbi 15 milion postime mbi këtë temë u postuan në Twitter.

Problemi është cilësia e informacionit që udhëton në mediat sociale dhe në fakt marrëveshja me ministrinë e Shëndetësisë të Italisë, parashikon që Twitter të futë një mesazh që i referohet faqes në internet të ministrisë, kur kërkimi përqendrohet në tema të lidhura me koronavirusin. Nisma tashmë ka filluar në vendet e tjera të botës. Shtetet e tjera të përfshira janë Australia, Brazili, Tajlanda, Kanada, Japonia, Zelanda e Re, Singapori, Koreja e Jugut, Tajvani, SH.B.A., Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Filipinet, Gjermania, Franca, Hong Kong, Spanja dhe Vietnami.

Një element tjetër që duhet marrë në konsideratë, është qëllimi i Twitter-it për të bllokuar çdo sugjerim automatik që mund të çojë në përmbajtje që konsiderohet jo e besueshme. Tani ministria dëshiron të hyjë në marrëveshje me Google, ndërsa Facebook është vënë në lëvizje edhe së brendshmi, për të shqyrtuar përmbajtjen në platformën e vet falë një ekipi të kontrolluesve të fakteve. Edhe pse është i ardhuri më i fundit, TikTok gjithashtu do t’u tregojë përdoruesve një mesazh që i fton ata të mësojnë vetëm nga burime të konsideruara të besueshme. (bota.al)