Autoritetet në Peru kanë marrë disa masa të tjera strikte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë së koronavirusit dhe një prej tyre është dhe kufizimi i lëvizjes publike sipas gjinisë.
Burrat mund të dalin nga shtëpia vetëm të hënën, të mërkurën dhe të premtën, ndërsa gratë të martë, të enjte dhe të shtunë. Të dielën asnjë nuk lejohet të dalë jashtë.
Një masë e ngjashme hyri në fuqi dhe në Panama, në fillim të kësaj jave.
Peruja aktualisht numëron mbi 1400 persona të prekur nga koronavirusi dhe 55 viktima të lidhura me këtë sëmundje.
President Martín Vizcarra deklaroi një ditë më parë se masat e mëparshme kishin dhënë rezultate shumë të mira, por jo ato që shpresonte ai të arrinte./A2CNN