Ballina Bota Covid-19, rreth 75 mijë vdekje në botë. Rekord viktimash në SHBA. Autoritetet...

Covid-19, rreth 75 mijë vdekje në botë. Rekord viktimash në SHBA. Autoritetet në New York: Do varrosen në parqe. Mbetet mister shëndeti i Boris Johnson (VIDEO)

Njerëzit e infektuar nga koronavirusi në botë numërohen në rreth 1.400 000 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 75 mijë. Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

Njerëzit e infektuar nga koronavirusi në botë numërohen në rreth 1.400 000 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 75 mijë

Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

Me rreth 400 mijë raste infeksioni, SHBA kanë regjistruar një rekord të ri të trishtuar teksa në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, humbën jetën 1150 persona të prekur Covid-19 për një total prej më shumë se 11 mijë,  nga të cilat më shumë se 5000 janë në shtetin e New York-ut ku Mark Levine, President i Komisionit të Shëndetësisë paralajmëroi se të vdekurit në ditët e ardhme mund t’i varrosen nëpër parqe pasi që tani morgët thuajse janë plot. Në një postim në Twitter Levine shkruante

“Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze të rregullt e të përkohshme”.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp tha se SHBA po i afrohen pikut të epidemisë dhe vendin e presin ditë të vështira duke specifikuar se deri më tani janë bërë mbi një milion e gjysmë tampona në të gjithë Amerikën një numër në terma absolut më i madh se në vendet e tjera.

Koronavirusi-Britania e Madhe, 5400 viktima në total. Mbetet mister gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar ende nuk e ka arritur pikun e epidemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet në 24 orët e fumdit pati rreth 500 viktima për një total vdekjesh prej afro 5400 kurse numri i përgjithshëm i rasteve pozitiv me Covid-19 është mbi 52 mijë.

Kryeministri Boris Johnson, i shtruar në spital para dy ditësh dje në mbrëmje është futur në terapi intensive ku po ndihmohet me oksigjen. Pasi gjendja e tij u përkeqësua ai udhëzoi Ministrin e Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë atë ‘kur të jetë e nevojshme’.

Autoritetet shëndetësore në vend thanë se kryeministri “është akoma i vetëdijshëm”, fjalë që shtojnë akoma më tepër misterin mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik.

Johnson fillimisht i karantinuar prej dhjetë ditësh pati kollë të vazhdueshme dhe ethe gjë që e detyroi të shtrohej në spital të dielën në mbrëmje gjatë fjalimit të jashtëzakonshëm të Mbretëreshës Elisabeth. Njoftimi paraprak bënte fjalë për “masa paraprake” dhe “kryerje analizash”, por urgjenca dhe koha e shtrimit, (gjatë fjalimit të mbretëreshës), kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi shëndetin e Johnson.

Stafi shkencor i kryeministrit britanik, në fillimin e epidemisë në vend, teorizoi imunitetin e kopesë kundër koronavirusit dhe qeveria nuk mori asnjë masë kufizuese në tentativë për të frenuar Covid-19, pastaj ata kthyen vektorin e lëvizjes teksa sistemi shëndetësorë në vend kishte nisur të rrëzohej.

55 vjeçari Johnson, deri kohët e fundit mburrej me “shtrëngimin e duarve me të gjithë” megjithë kërcënimin nga koronavirusi dhe pati deklaruar se 60% e britanikëve do të infektoheshin dhe se ata duhej të mësoheshin me faktin se “do të humbisnin të dashurit e tyre”

Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, një ministër anonim tha dje se “Boris beson se është Churchill, por ai është vetëm Boris. Si Johnson, edhe heroi i tij, ish kryeministri britanik Winston Churchill gjithashtu pati pneumoni në vitin 1944 por ai vazhdoi të punonte pa u lodhur në luftën e tij botërore”. Por si dhe Churchill, këto janë orët më të errëta për Johnson dhe sipas raportimeve jo zyrtare nga Londra, ‘drita në tunel është’ akoma larg./shqiptarja.com

Video bonus:

https://youtu.be/JGBeTwvl5MQ

https://youtu.be/Re7t4_FOyio

https://youtu.be/4orXbwX14Vk

https://youtu.be/MaVslHBYRVo

https://youtu.be/h4umuhfS4_s