Në Bogovinë të Tetovës të paktën dhjetë pacientë me koronavirus pasi një mjek familjar ka rezultuar fillimisht pozitiv, dhe infektimi është përhapur edhe tek njerëz të tij në klinikë dhe familjarë. Ndërkohë Alsat mëson që 156 persona janë në vetizolim, bëhet fjalë kryesisht për pacientë që kanë në vizitë tek mjeku familjar.
Në kontaktet edhe me autoritetet e shëndetësisë dhe ato të Komunës, Alsat erdhi te informatat se shtrirja është edhe në Kamjan dhe rajone të tjera, dhe pritet të jetë më e madhe, për shkak të kontakteve të shumëfishta që kanë pasur banorët gjatë kësaj kohe.
Ndërsa në konferencën e fundit për shtyp, ministri Filipce tha kështu se Bogovina është vatra e re e virusit Korona, duke konfirmuar 10 persona të diagnostikuar dhe 156 në izolim.
“Lidhur me situatën në Tetovë, ne në mëngjes biseduam në Shtab për kërkesat e Komunës së Tetovës. Situata është e tillë që vatra është në një ambulantë të një mjeku amë në Bogovinë. Këtu kemi tre të sëmurë (inicialno zaboleni), janë diagnostikuar edhe 10 persona dhe 156 që janë në izolim. Në këtë pjesë të rajonit të Pollogut, sa u përket intervistave, qasje deri tek pacientët dhe kontaktet e tyre është plotësisht nën kontroll. Por i kemi shqyrtuar kërkesat dhe për të gjitha kërkesat që janë para nesh, këtyre ditëve do të sillet vendim”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.