Shtabi për mbrojtje civile në Kroaci lajmëroi se sot janë regjistruar 92 raste të reja me Covid-19 në Kroaci, me çka numri i rasteve aktive në vend është rritur në 1.207.
Në mesin e rasteve aktive, 153 pacientë trajtohen në spitale, prej të cilëve 9 janë në respiratorë, ndërsa nuk janë regjistruar raste të reja të vdekjeve.
Që nga fillimi i epidemisë në Kroaci, nga 25 shkurti deri më sot, janë regjistruar 4.345 raste, nga të cilat 3.018 janë shëruar, ndërsa 120 persona kanë humbur jetën.
Gjithsej janë testuar 103.851 persona, prej të cilëve 915 në 24 orët e fundit.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vd*ekur 11 persona si pasojë e Covid-19 ndërsa janë shënuar 396 raste të reja me virus nga gjithsej 7.955 testet e realizuara.
Të dhënat zyrtare thonë se numri i personave të hospitalizuar me Covid-19 është 4.735, prej të cilëve 187 janë në respiratorë.
Deri më tani nga koronavirusi në Serbi kanë humbur jetën 472.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 20.894, ndërsa janë testuar gjithsej 550.091 persona.