Vargut të të rinjve shqiptarë që po arrijnë suksese të lakmueshme në univerzitetet me renome ndërkombëtare iu shtua edhe një emer – Emira Qamili, me prejardhje nga rreethina e Tetovës, e cila sot magjistroi në shkencat juridike në Universitetin e Kopenhagës, një nga Universitetet më të mirë në botë nga gjiri i të cilit kanë dalur 9 nobelistë.
Ky sukses i Emirës jo vetëm që ka gëzuar ate e familjen e saj por ka bërë të ndjehet krenar i gjithë Komuniteti Shqiptar në Danimarkë, nga i cili kanë dalur profesionistë aq të sukseshëm sa që i kanë sjellë Danimarkës edhe medale e çmime ndërkombëtare, për çka shteti danez i vlerëson shumë dhe ju jep vendin e meritur. Në këtë kuadër edhe Emira Qamili ende pa diplomuar ka siguruar një vend e punë të meritur në firmën e njohur daneze të avokatëve të qujtur Aumento Advokatfirma.
Është praktikë e firmave daneze që t’i gjurmojnë studentet e suksesshēm e pastaj i punësojnē e ju japin kompetenca e vend të merituar në firmat e tyre.Pra këtu punës ia gjejnë njeriun ( profesionistin) kompetent e jo sikur te ne njeriut jo kompetent i gjejnë punën. (Ibrahim Xhemajli)