Urimet për fitoren e zgjedhjeve në Amerikë nuk i kanë munguar aspak Joe Biden. Mes liderëve botërore bën pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e konsideron tashmë President të Amerikës.
“Urime! Populli amerikan e ka dhënë vendimin. Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA. Unë i uroj fat dhe sukses dhe do të doja të përgëzoja Kamala Harris, zëvendës presidenten e parë në historinë e vendit tuaj.
Mezi pres të punoj me Presidentin Biden. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme dhe duam t’i kalojmë sfidat e mëdha të kohës”, shkruhet në deklaratën e qeverisë gjermane.