Ballina Aktualitet Kurti uron Biden për fitoren: Lidershipi juaj i nevojshëm për të rikthyer...

Kurti uron Biden për fitoren: Lidershipi juaj i nevojshëm për të rikthyer besimin tek demokracia

Kreu i Lëvizjes VetëVendosje ka reaguar pas fitores së Joe Biden në SHBA.

Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se lidershipi i Biden është i nevojshëm në Amerikë po aq sa në botë për të rivendosur besimin në demokraci.

Po ashtu, Kurti shkruan se pret që marrëdhëniet SHBA-Kosovë të forcohen më tej.

Postimi:

“Urime Joe Biden për fitoren e tij historike, një mik i vjetër dhe aleat i popullit të Kosovës.

“Lidershipi juaj është i nevojshëm në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews