Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson izolohet sërish.
Pas betejës që për fatin e tij të mirë e fitoi pak muaj më parë, Johnson është detyruar të izolohet sërish për shkak të Covid-19.
Mediat e huaja raportojnë se Johnson deri më tani nuk ka asnjë simptomë të COVID-19 dhe është mirë me shëndet teksa do të vijojnë punën nga shtëpia.
Johnson dyshohet se ka qënë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit anglez, ai do të ndjekë rregullat dhe do izolohet në Doëning Street, ku ai do të vazhdojë të punojë.
“Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19,” thuhet në njoftimin e saj.
Johnson pati një takim me disa deputetë të enjten në mëngjes, mes të cilëve, Lee Anderson, i cili më pas tregoi simptoma të COVID-19 dhe doli pozitiv.