Në kushtet kur në institucionet shëndetësore të vendit ka mungesë të profesionistëve shëndetësorë që të angazhohen në ndihmë për trajtimin e Covid-19, në Tetovë dhe komunat përreth ka të regjistruar persona nga radhët e mjekëve dhe infermierëve që janë në kërkim të një vendi pune.
Sipas të dhënave të Entit për Punësim në Tetovë, numri i personave të papunë që regjistrohen si punëkërkues aktivë në Tetovë është 11 mjekë të papunë.
– Sa i përket teknikëve mjekësorë të cilët janë shprehur se po kërkojnë punë në mënyrë aktive në Tetovë, ka 252 punëkërkues aktivë – informon Ljupço Apostolovski, shefi i entit për punësim në Tetovë.
Sipas evidencës së personave të papunë deri më 31 tetor, në rajonin e Tetovës janë gjithsej 19,401 persona të papunë . Të dhënat janë për gjashtë komunat e Tetovës.
– Shumë nga të papunët regjistrohen për shkak të përdorimit të masave të dhëna nga Qeveria për të papunët. Ekziston një pranim masiv i personave të papunë në mënyrë që të përdoren masat e parapara nga Qeveria për njerëzit e papunë, përkatësisht ndihma prej gjashtë mijë denarësh për ata që nuk e kanë shfrytëzuar në periudhën e mëparshme – tha Apostolovski.
Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 1,740 kanë arsim të lartë, 102 me master, dhe ka katër doktorë të shkencave./tn