Vijon të rritet bilanci i viktimave në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë si pasojë e Covid-19.
Këtë mëngjes, ka ndërruar jetë, në moshën 48-vjeçare, mjeku i njohur Bledi Nini.
Lajmin e ka bërë të ditur, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
“U nisa për në “Shkollën Tregtare” me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me covid-in, nuk është i thjeshtë për mua.
Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale për mjekun e njohur, i cili shërbente si mjek ORL në QSUT.
“Sërisht humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Humb jetën nga Covid-19, dr.Bledi Nini, në moshën 48-vjeçare.
Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij…Sërish asnjë masë mbrojtjeje ndaj bluzave të bardha…Sërish heshtje nga kushdo…”, shkruan Shoqata e Infermierëve.
“Bled Nini , ishte shpejt per ty.
Ishte shpejt, aq shpejt sa mund ta konsideroj padrejtesi ! Aq shpejt sa asnje fjale nuk ngushellon. Aq shpejt sa fjalori duket i aq varfer, per te ofruar fjalet e duhura per te pershkruar dhimbjen e humbjes se mikut te rinise.
Ne kopshtin e kujtimeve te mia, do te mbeten te qeshurat tona , kafete e gjata te mbasditeve stundetore, kujdesi yt si mjek e shok sa here kam pasur nevoje per ty .
Ishte shpejt per ty miku im . Lamtumire”, shkruan ish-zvministrja Irena Beqiri.
Ndërsa gazetari Edmond Arizaj, mik i tij, shkruan i përlotur:
“Ike dhe ti Bled…
Nuk do me presesh me me ate buzeqeshjen karakteristike: He Mond, prape? Ti e di, ai veshi im kronik. Ndoshta spitali francez nuk ka per te qene me as i njejti ne syte e mi, kur te mos e lexoj me emrin Bledi Nini tek dera jote. Ishte kaq trishtues lajmi sot kur ma dha Manjola.
Dhe nuk e besoja, sa me shume lexoja. Nuk mundesha. E nuk kam turp Bled ta them se per here te pare pas 21 vjetesh, kam nxjerre lot ne publik. Per nje njeri te mire. Per nje vlonjat te mire. Per nje mjek te talentuar dhe te ri, qe e shkeputi dhunshem nga jeta e familja kjo flame e pabese.
E di, nuk ke si pushon ne paqe, kur kishe plane, enderra, nje jete te gjithe per te jetuar. Por cfare mund te besh?! Kjo murtaje moderne nuk perzgjedh. Nuk ka frike as nga mjeket.
Ndoshta nuk do shkruajne per ty vlla se ishe simbol i Tiranes, por ama me qindra e mijera kane kujtime prej duarve te tua. Edhe une mes tyre, shoh perdite prej kaq vitesh punen estetike tenden ne nje fytyre familjare.
Prandaj do jete veshtire te harrohesh…Tani e kam kaq te pamundur te shkruaj lamtumire…por Lamtumire Bled”