Ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë është jashtëzakonisht i madh dhe në rritje dhe për rikthimin në normalitet do të duhen vite të tëra me radhë.
Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një seancë të posaçme të nivelit të lartë të Asamblesë për vlerësimin e masave aktuale globale ndaj pandemisë së koronavirusit.
Sipas organizatës rreth 32 milionë njerëz mund të shtyhen në varfëri ekstreme këtë vit. Midis udhëheqësve që folën në samit ishte edhe presidenti i Bashkimit Evropian, Charles Michel, i cili sugjeroi që vendet të nënshkruanin një traktat pandemie për të përmirësuar përgjigjen ndaj pandemive globale në të ardhmen.