Shërbimet shëndetësore gjermane kanë bërë karantinë në një spital të Berlinit, pasi 20 pacientë dhe anëtarët e stafit u testuan pozitivisht për variantin më ngjitës të koronavirusit të ri, i cili u identifikua për herë të parë në Britani.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se ky variant duket se po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.
Numri i njerëzve që po trajtohen ose punojnë në Spitalin Humboldt me variantin B117 mund të rritet më tej në ditët në vijim, tha një zëdhënëse e Vivantes, një kompani administrimi e spitalit publik.
Karantinë do të thotë që Spitali Humboldt nuk do të pranojë më pacientë të rinj.
Të enjten, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë protestën ndaj procesit të ngadaltë të vaksinimit dhe në të njëjtën kohë mbrojnë vendimin për zgjatjen e masave kufizuese, duke shpjeguar se është e nevojshme të frenohet përhapja e vaksinës së re.