Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar këtë mesditë në vendin tonë.
Sipas asaj që raporton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitutë 3.1 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 94 km në juglindje të Elbasanit dhe 19 km në jug të Korçës, ndërkohë që thellësia e tij ka qenë rreth 2 km.
Qytetarët e Korçës dhe Elbasanit raportojnë se i kanë ndjerë lëkundjen, por nuk raportohen dëme materiale.