Ballina Aktualitet Kosovë, rrezik përmbytjesh/ Niveli i lumenjve dhe përrenjve është rritur ndjeshëm

Kosovë, rrezik përmbytjesh/ Niveli i lumenjve dhe përrenjve është rritur ndjeshëm

Rrafshi i Dukagjinit rrezikon të përmbytet sërish gjatë ditëve në vijim përgjatë shtretërve të lumenjve.

Kjo pritet të ndodh për shkak të reshjeve të dendura që kanë rënë mbrëmjen e së dielës e që sipas Instituti Hidrometeorologjikë do të vazhdojnë deri të martën.

Hidrologu Dr. Bashkim Kastrati tregon se komunat më të rrezikuara janë Gjakova, Juniku, Deçani, Rahoveci e Klina.

Për këtë, Kastrati tregon se i kanë informuar komunat që të marrin masat e nevojshme, pasi sipas tij përmbytjet e shpejta mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut. Reshjet e shiut javë më parë shkaktuan dëme të mëdha materiale në vend.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan në Rrafshin Dukagjinit dhe përgjatë lumit Sitnica në Rrafshin e Kosovës. Si rrjedhojë, Qeveria ndau 1 milion euro për kompensim të dëmeve të shkaktuara në objekte banimi e biznese.

@tn.lajmelokale
@tetovanews