Ballina Aktualitet Shqipëri Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar këtë mesditë në vendin tonë.

Sipas asaj që raporton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitutë 3.1 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 94 km në juglindje të Elbasanit dhe 19 km në jug të Korçës, ndërkohë që thellësia e tij ka qenë rreth 2 km.

Qytetarët e Korçës dhe Elbasanit raportojnë se i kanë ndjerë lëkundjen, por nuk raportohen dëme materiale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews