Një person i moshës 29-vjeçare nga Lipjani ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kur ka prezantuar shifrat e viktimave dhe rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
Zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi ka konfirmuar për Reporteri.net se babë e bir nga kjo komunë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ai ka thënë se babai ka ndërruar jetë para katër ditësh, përkatësisht më datën 21 të këtij muaji, gjersa i biri 29 vjeçar është v a rr o s u r sot.
29-vjeçari tjetër ka humbur jetën në Shqipëri. Njoftimin e jep Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetareë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Sipas IKSHPK-së, rastet e humbjes së jetës në Kosoë janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).
Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut jetën e humbën 6 persona, dy pacientë nga Shkupi (54 dhe 79), dy nga Prilepi (85 dhe 93), një nga Kavadarci (70) dhe një pacient nga Struga (83). Pacientët ndërruan jetë në spital, transmeton Tetova News.