Pas Kavajës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me ovacione në qytetin e Lezhës.
“Rama ik’, ‘Mirëserdhe kryeministër i ardhshëm’, janë dëgjuar qytetarët teksa pritën kryedemokratin, ndërsa i kanë hedhur sheqer rrugës ku do kalonte Basha si një ogur i mirë për zonën.
“Kryeministër i ardhshëm”, Basha pritet me ovacione
Dhjetëra qytetarë e kanë përshëndetur dhe e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij në qytetet, teksa Basha ka takuar qytetarë dhe biznese të zonës.
Këta të fundit i janë ankuar për situatën ekonomike në vend dhe përkeqësimi pas pandemisë së Covid-19.
“Do iu çlirojmë nga taksat e larta. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme, ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të Ballkanit. Kemi një plan për biznesin e vogël, për turizmin.
Do largojmë oligarkinë dhe t’i shërbejmë qytetarëve. Të ndalim këtë të keqe. Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët jo veten”, tha Basha.
https://youtu.be/hlkGF0ZUa94