Rastet e reja të infektimeve dhe numri i viktimave nga COVID-19 është në rritje në Itali.
Autoritetet shëndetësore në Itali, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 24,935 raste të reja, si dhe janë regjistruar 423 viktima.
Shkalla e pozitivitetit është ndalur për momentin në 7%. Po ashtu, raportohet se janë shpallur të shëruar 15.976 persona. Në të gjitha spitalet e vendit, sipas mediave, ndodhen në njësinë e kujdesit intensive 3.333 pacientë.
Sakaq, raportohet se në të gjithë spitalet e vendit janë shtruar këto 24 orëve të fundit 26.694 persona, ndërsa rastet aktive në të gjithë vendin janë 547.510. Sipas rajoneve, ai i Lombardisë është më i prekuri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5.641 raste të reja dhe 92 të vdekur.