Një variant i kombinuar i koronavirusit është zbuluar në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë ngritur shqetësimin, pasi rasti në fjalë u identifikua në Athinë.
Ky variant ishte kombinim i mutacionit britanik të Covid me atë të Afrikës së Jugut dhe atij brazilian, përcjell abcnews.al.
Rasti është duke u hetuar, pasi shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se cili është rreziku i këtij mutacioni të ri të kombinuar.
Megjithatë, sipas SKAI, konsiderohet se do të jetë më ngjitës se mutacioni britanik, ndërsa ka të ngjarë të jetë më rezistent ndaj antitrupave, siç është lloji i Afrikës së Jugut dhe Brazilit. g.v/abcnews.al