Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme mbetjet e raketës kineze, që prej ditësh kishte humbur kontrollin ranë në Tokë, në Oqeanin Indian, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjen e mëposhtme ku shihen mbetjet e raketës kineze që bien në ujë.
Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë hyrjes në Tokë. Prej disa ditësh raketa kineze kishte humbur kontrollin dhe kishte shkaktuar frik se çfarë mund të ndodhte nëse raketa prej 22 tonë binte në një vend të banuar.
Që nga momenti që raketa kineze humbi kontrollin, autoritet u shprehën se ajo do të “shkihej” gjatë kohës që do të binte në Tokë dhe që nuk do të shkaktonte dëme, por sërish ishte frika se mbetjet mund të binin në një zonë të banuar.
Raketa kineze “Long March-5b” u përdor për të lëshuar modulin e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës muajin e kaluar.