Ballina Aktualitet Familja Haliti nga Gjilani: Pse ngordhi qeni, ai kishte ushqimin e vetë!

Familja Haliti nga Gjilani: Pse ngordhi qeni, ai kishte ushqimin e vetë!

Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën tre kosovarë nga Gjilani në Shqipëri, pasi të njëjtit janë helmuar me ushqim.

Sot familjarët e tre viktimave kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë thënë se janë të shqetësuar nga neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzëz.

Por, dyshimet vazhdojnë më tejë, ku familjari i të vdekurve nga Gjilani, thotë se familjarët e tij e kishin edhe një qen me veti dhe ai kishte ngordhur.

“Problemi qe me shqetëson me se shumti është se ne kemi pas edhe një qen që ishte atje me familje, pse ngordhi qeni? Ne mbajmë moti qen dhe ushqimet që i hajmë ne nuk i konsumon qeni, i ka pas kokrrat e veta, ushqimin e vetë, pedigren, ajo me len të dyshoj”, tha ai.

https://youtu.be/Tl2R18O9SkQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews