Kafka e ruajtur në mënyrë të përkryer për më shumë se 140 mijë vjet dhe e zbuluar së fundi në Kinën verilindore, përfaqëson një specie të re të njerëzve antikë më të lidhur me ne sesa ishin edhe Neandertalët dhe mund të ndryshojë thelbësisht kuptimin tonë të evolucionit njerëzor, thonë shkencëtarët.
Sipas Al Jazeerws, kafka i përkiste një mashkulli të rritur, me sy të thellë, dhe një tru në përmasa të ngjashme atë të njerëzve sot. Ndonëse fytyra e tij ishte e gjerë, ai kishte mollëza të sheshta dhe të ulët e këto e bënin te ngjasonte me shume me njerëzit modernë sesa me anëtarët e tjerë të zhdukur të trungut të familjes njerëzore.
Ekspertët që e zbuluan e kanë quajtur Homo longi ose “Njeriu Dragua”, një referim ky ndaj rajonit ku u gjetën fosilet. Zbulimi sipas tyre, rishkruan praktikisht historinë tonë të evolucionit. Mendohet se njeriu-dragua jetonte në një mjedis të pyllëzuar ujor si pjesë e një komuniteti të vogël.
Shtati i tij i zhvilluar tregon se mund të jetë përshtatur mirë me mjediset e ashpra dhe do të kishte qenë në gjendje të shpërndahej në të gjithë Azinë.