Ballina Aktualitet Taravari: Koalicioni me VMRO-në, përgjigje ndaj koalicionit B D I-LSDM (VIDEO)

Taravari: Koalicioni me VMRO-në, përgjigje ndaj koalicionit B D I-LSDM (VIDEO)

Sekretari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë konferencës së sotme për shtyp, ka deklaruar se koalicioni opozitar shqiptar ASH-AAA është afër finalizimit të marrëveshjes me VMRO-DPMNE.

Ai këtë e ka cilësuar si një koftra hap ndaj koalicionit B D I-LSDM, ndërsa ka shtuar se pasi marrëveshja e tillë të kalojë në organet partiake, i njëjti do t’i prezantohet opinionit;

“Për Shkupin ende nuk kemi ndonjë qëndrim, megjithatë nëse bëhet bashkëpunim, kuptohet se ai bashkëpunim do të bëhet për shumicën e komunave ku ne si parti politike kemi interes, do të thotë bashkë Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe VMRO-DPMNE-ja. Ne kërkuam nga B D I-ja që të garojmë bashkërisht, por siç e dini, ata para disa javësh bënë koalicion me LSDM-në. Në mënyrë automatike ne jemi të detyruar dhe do ta bëjmë hapin e radhës, që paraqet kontra-hap i asaj që e bënë LSDM dhe B D I-ja”, u shpreh Taravari.

https://youtu.be/BUEMy2p6yTc