Ballina Aktualitet Bashkëpunimet me partitë maqedonase, Zendeli rikujton B D I-në dhe ASH-në

Bashkëpunimet me partitë maqedonase, Zendeli rikujton B D I-në dhe ASH-në

Deputeti i Lëvizjes BESA dhe njëherit kandidat për komunën e Gostivarit, Fadil Zendeli ka komentuar zërat e fundit për bashkëpunime zgjedhore midis partive shqiptare dhe maqedonase, me theks të veçantë koalicionimet e BDI-së dhe ASH-së. Ja postimi i tij i plotë:

“Kur Lëvizja BESA bëri koalicion parazgjedhor me LSDM të gjithë na akuzuan me fjalët më të rënda mirëpo ne vazhduam deri ne fund pa u lëkundur dhe betonuam ardhmërinë pro-perëndimore të vendit. Kjo është vizion politik kur jep nga vetvetja për të mirën e përgjithshme. Këshu funksionon Lëvizja BESA.

Ndërsa sot, partitë politike si B D I apo ASH, po nxitojnë nëpër dyert e partive maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE që të sigurojnë mandatet për Komunat. Dallimi mes ne dhe tyre qëndron në atë se veprimet e Lëvizjes BESA kanë për qëllimin të sigurojnë të ardhme më të mirë për shtetin dhe qyterarët, ndërsa veprimet e partive B D I dhe ASH kanë për qëllim vetëm interesat e tyre të ngushta partiake dhe klanore.
Prandaj qytetarët në zgjedhjet lokale duhet të vendosin dhe të bëjnë dallimin”, ka shkruar Zendeli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews