Ballina Aktualitet V A RR I M I i veprimtarit të madh të çështjes...

V A RR I M I i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare dhe fetare, Haxhi BARI GANIU (VIDEO)

Varrimi i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare dhe fetare, Haxhi BARI GANIU. Babai i hoxhës së mirënjohur h. Nuhi ef. GANIU.

Lajmi për vde*kjen e Haxhi Bari Ganiut, na preku thellë zemrat tona, duke e ditur kontributin e tij të dhënë në sferën e arsimit. Haxhi Bariu ishte ndër burrat e rrallë vizionar, atdhedashës dhe që e donte zhvillimin e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht, në atë kur askush nuk e mendonte, Haxhi Bariu hapi dyert e shtëpisë së tij në Tetovë për të nënshkruar aktin për themelimin e Universitetit të Tetovës.
Secila gjeneratë e cila del nga ky tempull i dijes, pa asnjë dyshim meritat kryesore i takojnë këtij burri të fuqishëm dhe qindra atdhedashës të tjerë.
Familjes Ganiu i shprehi ngushllimet më të sinqerta, të ndjehen krenar me Haxhi Bari Ganiun, sepse me veprën e tij ai la gjurmë në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Zoti e shpërbleftë për kontributin e tij.

U nda nga jeta edhe një atëdhetar, veprimtar,Haxhi BARI GANIU,Njeriu që për çështjen kombëtare nuk kursente asgjë!
Shpija e tij,u ba shpi muzej ku u nënëshkrua akti. I themelimit të UNIVERSITETIT TË TËTOVËS!
Qoft i përjetshëm kujtimi Për Haxhi Bariun,familjes i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti e shpërbleft me Xhennet kët veprimtar dhe atëfhetar të madhë.

Sot përcjellim për në banesën e fundit, haxhi Bari Giniun! Njeriun që i hapi shtëpinë themelimit të Universitetit të Tetovës!
Haxhi Bari Ganiu nuk jeton më, fizikisht nuk është në mesin tonë, por emri dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të shkruar në faqet e lavdishme të historisë së arsimit shqip, emri i tij do të kujtohet brez pas brezi, përvjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës lidhet ngushtë me haxhi Bari Ganiun, lidhet me emrat e figurat e arsimit, figura e tij zë vend në mesin e themeluesve të Universitetit të Tetovës, shtëpia e tij që me bekimin e tij u bë foleja e lindjes së Universitetit do të mbetet godina me vlerë të barabartë me godinën e Kongresit të Manastirit, me godinën e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë dhe me të gjitha godinat që lidhen me çështjen e arsimit dhe që shërbyen si shkolla!
Me dhimbje të thellë, në emrin tim personal si student i gjeneratave të para të UT – së dhe si Keryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë – Kuvendi në Maqedoninë e Veriut, dhe në emër të prof. Milaim Fejziu , kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës, i shprehim ngushëllime familjes Ganija , miqve, shokëve dhe dashamirëve të të ndjerit haxhi Bari Ganija.
E nderuar familje Ganija, ju lutemi keni durimin dhe mbahuni krenar për babain që patët!
Haxhi Bari Gania u prehtë i qetë në parajsë!
Zoti ju bekoftë juve familja e të ndjerit Haxhi Bari Ganija!

@tn.lajmelokale
@tetovanews