Kompanisë iu deshën tetë vjet për të zhvilluar automjetin e ri, me një derë që tërhiqet, e cila ka një ekran të madh të zgjuar dhe një panel kontrolli në vend të instrumenteve klasike të drejtimit.
Motori kryesor kinez i kërkimit, Baidu, zbuloi të mërkurën prototipin e “makinës robotike” të tij, me të cilën kërkon të përcaktojë të ardhmen e kompanisë, raporton South China Morning Post, transmeton Tetova News.
“Në të ardhmen, makina do të jetë ekuivalente me një robot, ” tha CEO i Baidu Robin Li në një konferencë shtypi.
Kompanisë iu deshën tetë vjet për të zhvilluar makinën e re, e cila ende nuk ka emër, por ka një derë të tërhequr , si dhe një ekran të madh të zgjuar dhe një panel kontrolli që zëvendëson timonin dhe pedalet.
Through #BaiduWorld2021, we have showcased the endless possibilities with Baidu. Reliable #robocars for transportation, enhanced technologies with #BaiduAICloud, Baidu Brain 7.0, and Kunlun II AI Chip are only the start of a new era of technology made possible by Baidu. pic.twitter.com/4ijAg4FB2j
— Baidu Inc. (@Baidu_Inc) August 18, 2021
Sipas Li, të dy ulëset do t’u mundësojnë budhëtarëve të ndihen sikur lundrojnë, falë teknologjisë së gravitetit zero . Përveç kësaj, sistemi i njohjes së fytyrës dhe zërit , si dhe inteligjenca artificiale e avancuar , do të monitorojnë udhëtarët dhe mund të bëjnë sugjerime parashikuese.
Sipas CEO të Baidu, sistemi i automatizuar i drejtimit të automjetit korrespondon me nivelin 5, i cili konsiderohet standardi më i lartë dhe ofron automatizim të plotë , që funksionon në çdo gjendje pa ndërhyrjen njerëzore.
Për momentin, kompania nuk ka specifikuar nëse makina do të prodhohet në masë.
Baidu tashmë ka një shërbim taksi pa shofer në Pekin, Guangzhou, Changsha dhe Cangzhou, dhe shpreson ta zgjerojë atë në 30 qytete kineze gjatë tre viteve të ardhshme./TetovaNews