Një ngjarje e rëndë është shënuar në Torino të Italisë.
Sipas mediave përtej Adriatikut, një ndërtesë është shembur në qytetin e njohur, duke lënë të vdekur një 4-vjeçar shqiptar, e të pla*gosur nënën e tij dhe dy persona të tjerë. Sipas raportimeve, 2 prej të pla*gosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpë*timit janë ende duke kërkuar nën gërmadhat, pasi dyshohet se ndodhen edhe 2 persona të tjerë. Ata janë në gjendje t’i dëgjojnë zërat e tyre, për këtë arsye, nuk do i ndalin kërkimet.
Deri më tani, thuhet se ndërtesa është shembur nga shpë*rthimi i një bombole gazi.