Ballina Bota Pesë kongresmenë i dërgojnë letër Bidenit dhe Blinkenit për tensionet mes Kosovës...

Pesë kongresmenë i dërgojnë letër Bidenit dhe Blinkenit për tensionet mes Kosovës e Serbisë

WASHINGTON, DC - AUGUST 16: U.S. President Joe Biden delivers remarks on the worsening crisis in Afghanistan from the East Room of the White House August 16, 2021 in Washington, DC. Biden cut his vacation in Camp David short to address the nation as the Taliban have seized control in Afghanistan two weeks before the U.S. is set to complete its troop withdrawal after a costly two-decade war. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Pesë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave. Ritchie Torres, Jim Himes, Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mandaire Jones, Corolyn B. Maloney dhe James P. GcGovern i kërkojnë SHBA që të fokusohet tek zgjidhja e tensionit mes dy vendeve në Ballkan.

“Nisur nga disproporcioni i fuqisë ushtarake të Serbisë, u kërkojmë që të rithekson se SHBA do të jetë garante që aleati ynë Kosova, do të marrë trajtim të drejtë dhe njohjen si shtet i pavarur”, thuhet në letër. Në letër theksoi se pas tensionit për reciprocitetin e targave, Serbia mobilizoi forcat e saj në kufi me Kosovën.

Kongresmenët shprehen se shumicën e pajisjeve ushtarake Serbia e ka nga aleati i saj, Rusia dhe theksohet gjithashtu prania e ambasadorit rus në mobilizimin e ushtrisë, shkruan Zeri.info. “Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko vizitoi kufirin (me Kosovën) më 26 shtator, bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic dhe shefin e ushtrisë serbe, Milan Majsilovic”, thuhet në letër.

Anëtarët e Kongresit i kërkojë presidentit amerikan dhe administratës së tij që të mbështesë përpjekjet për arritjen e një paqeje mes Serbisë dhe Kosovës duke shtuar se Beogradi ka minuar vazhdimisht legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës. Pesë kongresmenët që kanë firmosur letrën janë anëtar për mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve.