Korporata Turke e Radios dhe Televizionit (TRT) i ka kushtuar një reportazh shqiptarëve që jetojnë në Turqi.
Sipas saj një numër i konsiderueshëm prej tyre jetojnë në Turqinë Lindore dhe janë kryesisht pasardhës të ish-zyrtarëve osmanë dhe viktima të persekutimit serb.
Kjo sepse Turqia është një nga destinacionet më të rëndësishme për shkak të vendndodhjes së saj.
Mes komuniteteve të tjera, Anadolli ka përjetuar edhe ardhjen e shqiptarëve.
Një numër i madh shqiptarësh kanë migruar në Turqi gjatë viteve.
Kjo duke filluar nga shekulli i XVI-të deri në shekullin e XX-të.
Por emigrimi më i madh ishte gjatë epokës osmane dhe ai në vitet 1920, si rezultat i arratisjes së njerëzve nga regjimet shtypëse jugosllave.
“Kjo është arsyeja pse pothuajse në çdo pjesë të Turqisë do të gjeni shqiptarë”, thuhet në reportazh.
Diaspora shqiptare ishte e përqendruar kryesisht në Turqinë perëndimore, por prej më shumë se 200 vitesh ka edhe familje me origjinë shqiptare në lindje.
Veçanërisht në Bingöl, Dijarbakır, Doğubayazıt dhe Hakkari.
Divane Ozbey, një shqiptar i moshuar nga Dogubajaziti
Në reportazh thuhet se, është e vështirë të vlerësohet efekti i imigracionit në Turqi, pasi informacioni mbi emigrimin dhe vendbanimin nuk u mblodh apo analizohej në thellësi midis kohës osmane dhe epokës moderne.
“Të dhënat në nivel qytetesh dhe provincash janë shumë të pakta dhe në të gjithë vendin, mbajtja e pakët e të dhënave duket se është në rënie.”
Kamil Bitis, Koordinator i Përgjithshëm në Qendrën Kulturore të Kosovës në Turqi, ka udhëtuar në Turqinë Lindore vetëm për të kërkuar familjet e pakta shqiptare.
Në librin e tij, “Türkiye’de Unutulmuş Arnavutlar” (Shqiptarët e harruar të Turqisë) ai tregoi historitë e këtyre familjeve.
Bitis arrin në përfundimin se asnjë familje shqiptare nuk e njeh gjuhën shqipe që flisnin të parët e tyre.
Sipas tij, ata flasin edhe turqisht edhe dhe gjuhën kurde, madje ata nuk e njohin as kulturën dhe historinë shqiptare.
Shumë prej tyre janë martuar me gra vendase.
Pavarësisht çdo gjëje ata e konsiderojnë veten si shqiptarë dhe shpesh janë përpjekur të zbulojnë rrënjët e tyre përmes mediave sociale dhe një portal të qeverisjes elektronikë.
Në reportazh koordinatori bashkëbisedon me një familje shqiptare në Dogubayazit, i cili është rrethi më lindor i Turqisë.
Divane Ozbey, një shqiptar i moshuar nga Dogubajaziti, tregon se nuk e di se nga vjen saktësisht.
“Unë jam me origjinë shqiptare, por nga cili vend i Ballkanit vij, nuk e di”, thotë ai.
Ozbey shpjegon se nuk di të flasë shqip, por njerëzit e fshatit e dinë që ai dhe familja e tij janë shqiptarë.
Në Dogubajazit jetojnë ende 10-15 familje shqiptare.
Sipas burimeve të cekura në Bingol ka ende një popullsi të madhe shqiptare.
Këto familje kanë ardhur nga Peja e Kosovës gjatë periudhës osmane.
Ata nuk kanë asnjë problem me shtetin turk apo që jetojnë në Turqi, madje janë shumë të lidhur emocionalisht me Turqinë.
Megjithatë, nëse i pyet se nga vijnë me origjinë, ata thonë se janë shqiptarë. Kjo pavarësisht se nuk e dinë gjuhën apo zhvillimet e fundit politike.
Kemal Karpat, një nga historianët më të shquar të Turqisë, në një studim të tij shkruan se njerëzit që pajtoheshin me strukturën osmane.
Bingoli është i populluar kryesisht nga kurdët. Megjithatë, gjatë Perandorisë Osmane, disa familje shqiptare u vendosën në këtë qytet
Shumica e këtyre familjeve ishin komandantë shqiptarë në ushtrinë osmane.
Akademiku i njohur turk, Baskin Oran, në një artikull shkruante se shqiptarët kanë lidhje shumë të ngushta me turqizmin.
Maria Todorova, një historiane bullgare e cila njihet më së shumti për librin e saj me ndikim “Imagining the Balkans”, ka një pikëpamje të ngjashme.
Sipas Bitis, shqiptarët u dërguan në pjesën lindore të Turqisë – si zyrtarë qeveritarë gjatë Perandorisë Osmane dhe disa shqiptarë të revoltuar në Ballkan – ishin dërguar atje si formë ndëshkimi.
Për më tepër, migrimet më të fundit kanë qenë për shkak të persekutimit serb.
Mustafa Ugur Gonulal, një studiues që jeton në qytetin qendror lindor të Turqisë, Malatya, thotë se gjyshi i tij kishte lindur në Ferizaj, Kosovë dhe kishte ardhur në Turqi për t’i shpëtuar persekutimit të serbëve.
Në reportazh ai tregon si u ndje i persekutuar nga vendasit për faktin se nuk fliste asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes.
Megjithatë, familja u pranua përfundimisht nga turqit vendas.
Marrë nga TRT, përshtatur për Albanian Post