Asim Selami është na Koliçani, por jeton në Shkup.
Në aksidentin tragjik në Bullgari ka humbur bijën dhe dhëndrin.
Që nga dje është në Bullgari për të tërhequr kufomat, megjithatë ende nuk i kanë identifikuar.
“Kemi ardhur sepse bija dhe dhëndri im kanë vdekur në aksident. Jemi për analizë ADN dhe duhet të shkojmë në mjekësinë ligjore”, ka treguar Selami, transmeton TV21.
Ka bërë të ditur se material të ADN-së i kanë marrë nipit, birit të të ndjerës në Shkup.
“Ne nuk na kanë marrë (material të ADN-së). I kanë marrë djalit, birit në Shkup”, tha Selami më tej.
Ndërkaq, më 23 nëntor në Bullgari, në autostradën Struma, pas marrjes flakë të autobusit të “Besa trans”, vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë. Udhëtarët ishin duke u kthyer në Shkup nga Stambolli – Turqia pas një ekskursioni 3 ditor./TV21
Banori nga Koliçani në Sofje: Nuk kemi informacione për viktimat, sot morën material të ADN-së! (VIDEO)
Në paqartësi është duke pritur që dje në mëngjes në Bullgari.
Ali Selmani nga Koliçani i Shkupit, që humbi në aksidentin tragjik 3 të afërm dhe i mbijetuan 4 të tjerë, mes tyre edhe bashkëshortja, është i revoltuar se pse asnjë institucion nuk u tregon asgjë.
Për të lënduarit u kanë thënë se janë mirë me shëndet, por sërish nuk i lejojnë t’i vizitojnë, transmeton TV21.
Ndërkaq për viktimat, siç ka mësuar nga miku i tij – vëllai u bashkëshortes, sot u kanë marrë material të ADN-së për t’i identifikuar viktimat.
“Ne nuk kemi asnjë informacion, as nga Ambasada as dhe askush tjetër. Ja, do të apeloj deri te ata dhe te ju mediat e Maqedonisë – të përfundojë ky proces sa më shpejtë!”
Gazetari: Për trupat e të ndjerë?
“Asnjë informacion nuk kemi”.
Gazetari: A kanë marrë informacione?
“Po, po kanë marrë. Sot në mëngjes. Në mëngjes më tregoi miku im se u kanë kërkuar material ADN”, tha Ali Selmani, transmeton TV21.
Video bonus:
Rusinova: Bankina e ka penguar daljen e udhëtarëve nga autobusi në Bullgari (VIDEO)
Bankina e ka bllokuar derën e pasme të autobusit që u përplas në autostradën e Strumës në Bullgari ku humbën jetën 46 banorë nga Maqedonia e Veriut. Nga ajo derë kanë tentuar të dalin për të shpëtuar udhëtarët por nuk kanë mundur. Kështu shprehet Diana Rusinova nga Qendra Evropiane për Politika të Transportit për BTV, e cila sot është ishte te vendi i aksidentit, transmeton Portalb.mk.
Rusinova shpjegoi se në vendin e aksidentit të tmerrshëm së bashku me organizatat e tjera joqeveritare kanë gjetur dhe parregullsi tjera.
“Pamë mungesë të shenjave rrugore, të ashtuquajturit “sy mace” me reflektim zero të dritës, kushte të rënda të rrugës, por nuk mund të themi se cili është faji i shoferit. Në segmentin rrugor ka probleme serioze dhe të rënda”, tha ajo.
Sipas saj, shoferi ka qenë ndoshta i hutuar:
“Shoferi ndoshta ka gabuar kur ka nisur për të hyrë në kthesë, ka kuptuar në momentin e fundit që po hynte në këtë kthesë. Ai ka goditur ishullin ndarës dhe prej andej e ka kthyer timonin fort në drejtimin tjetër. Dyshojmë se ai ka vozitur ngadalë. Me gjasë ka pasur edhe material që lehtë ndezës dhe ka shumë të ngjarë ai të ishte katalizator për zjarrin.” tha ajo.