Sot (19.12.2021), rreth orës 17:00, në pikën e pagesës rrugore në Miladinovcë, zyrtarë policorë nga Njësia Operacionale e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, pas kontrollit kanë sekuestruar autobusin në pronësi të personit juridik nga Shkupi, që mbante linjën Shkup-Stamboll dhe menaxhohej nga personi me inicialet Z.M. (56 vjeç), për shkak të dyshimit të bazuar se është bërë falsifikim pas regjistrimit dhe numrit të shasisë, njofton MPB, transmeton Tetova News.
Po ashtu, për shkak të dyshimit se shoferi nuk ka licencë për transport ndërkombëtar, janë njoftuar për veprim inspektorët kompetentë nga Inspektorati Shtetëror për Transport.
Rasti është duke u dokumentuar dhe do të pasohet me parashtresat përkatëse.