Ballina Argëtim Kuriozitete E pazakontë: Ndërrohen të vdekurit në ditën e lamtumirës së fundit, tronditen...

E pazakontë: Ndërrohen të vdekurit në ditën e lamtumirës së fundit, tronditen familjarët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Evros të Greqisë. Familjarët e një personi të vdekur hapën arkivolin dhe brenda panë se nuk ishte personi i tyre i afërt.

Sipas mediave, një i moshuar kishte ndërruar jetë për shkaqe patologjike ku dhe jetonte ndërsa familjarët e tij kishin vendosur ta përcillnin për në banesën e fundit në fshatin e tij të origjinës, Mavrokklisi.

Trupi ishte vendosur të transportohej drejt fshatit nga agjencia funerale. Familja, të afërmit dhe miqtë u mblodhën në tempullin e shenjtë të profetit Elia për t’i dhënë të ndjerit lamtumirën e fundit.

Por kur makina funerale mbërriti dhe hapi arkivolin, ata u tronditën kur panë se i vdekuri nuk ishte i afërmi i tyre. Agjencia kishte transportuar gabimisht një të vdekur tjetër.

Gabimi kishte ndodhur në momentin e marrjes së trupit nga morgu i spitalit të Athinës. Agjencia bëri njoftimin e familjarëve të viktimës tjetër që ishte ngatërruar të cilët po përgatiteshin për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit në kryeqytetin grek. Varrimi në Mavrokklisi u shty për ditën e nesërme. /Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews